Prezantohet plani për uljen e ndotjes në qytetin e Kumanovës

Kumanova

Prezantohet plani për uljen e ndotjes në qytetin e Kumanovës

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:11
Kumanova

Para këshillëtarëve të Komunës së Kumanovës u prezantua sot plani për tejkalimin e ndotjes së ajrit mjedisor në këtë komunë, që është një ndër më të ndoturat në vend.

Plani është përgatitur nga Grupi i punës që u formua me kërkesë të shtabit lokal të krizës. Sipas tyre, ndotësi më i madh në Kumanovë janë komunikacioni rrugor, si edhe ngrohja me dru dhe qymyr.

Numri i veturave në këtë komunë për katër vjet është rritur për 42%, pra nga 19 mijë në rreth 27 mijë.

Ky është diskutimi i parë publik për këtë plan, ndërkaq kryetari i grupit të punës, Boban Bojkovski, tha se presin që individë, përfaqësues të OJQ-ve, eskpertë të paraqiten dhe të ofrojnë mendimet e tyre për uljen e ndotjes së ajrit.

Ndër masat e parapara është rritja e gjelbërimit në komunë, të bëhet pyllëzimi i pjesëve të pyjeve që priten, vendosja e zonave të këmbësorëve në qytet, formimi i një kadastre të ndotësve, etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat