Banorët e shumë qyteteve në Maqedoni ndjehen të rrezikuar nga qentë endacak

Kumanova

Banorët e shumë qyteteve në Maqedoni ndjehen të rrezikuar nga qentë endacak

Më: 26 mars 2017 Në ora: 20:09
Qentë endacak

Qentë endacak kanë pushtuar shumë qytete të vendit. Përveç se në pjesët periferike të Kumanovës, banorët ndjehen të rrezikuar edhe në sheshin e qytetit. Në hyrje të qendrës më të frekuentuar që njihet si lokaliteti i Garnizonit, ku ndodhen shumë lokale e përfaqësi të bankave, prania e madhe e qenve endacak shkakton frikë dhe pasiguri te qytetarët.

Nga Komuna e Kumanovës për Alsat-M thonë se pavarësisht përpjekjeve të tyre problemi nuk po zgjidhet pasi shumë qenë nga Shkupi po sillen me kamion në Kumanovë.

Prania e qenve endacak përbën problem të madhe edhe për banorët e Tetovës, sidomos për ata të fshatrave.

Ditë më parë nga kafshimi i qeneve endacak ka ndërruar jetë një fëmijë katër vjeçar nga Kërcova ndërsa janë raportuar edhe raste tjera të sulmeve nga qentë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat