Rikthehet flamuri maqedonas në Kumanovë

Kumanova

Rikthehet flamuri maqedonas në Kumanovë

Më: 1 prill 2017 Në ora: 20:57
Flamuri maqedonas në Kumanovë

Mbrëmë rreth orës 20 përfaqësues zyrtarë për punë komunale dhe të përbashkëta pranë Qeverisë sollën flamur të ri maqedonas dhe e vendosën në shtyllën në qendër të Kumanovës.

Të njëjtën ditë rreth orës 16 flamuri maqedonas ishte larguar nga shtylla dhe në vend të tij u vendos flamuri shqiptar. Dy banorë të Sllupçanit janë arrestuar si të dyshuar për incidentin, të cilët gjithashtu janë dënuar edhe me paraburgim, ndërsa disa të tjerë janë në arrati.

Pas intervenimit të gjatë incidentit, dy inspektorë të policisë morën lëndime të lehta trupore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat