“Në Kumanovë janë punësuar 413 persona”

Kumanova

“Në Kumanovë janë punësuar 413 persona”

Më: 20 maj 2017 Në ora: 15:38
Kumanovë

Në Qendrën për punësim përmes projektit “Maqedonia punëson 2” janë punësuar 413 persona, njoftoi udhëheqësi Millorad Trençevski. Sipas tij, të punësuarit janë të moshave të ndryshme dhe punëdhënësit janë liruar nga pagesa e kontributeve për tri, pesë vite, ndërsa për disa të papunësuar deri në pensionim.

Trençevski paralajmëroi se Qendra për punësim do të zbatojë edhe aktivitete tjera për punësimin e të papunëve, sidomos të rinjve.

Për momentin në Qendrën për punësim në Kumanovë ka 18,887 të papunësuar, prej të cilëve 9,801 aktivisht kërkojnë punë dhe paraqiten një herë në muaj, ndërsa 9,076 persona janë kërkues pasiv dhe paraqiten një herë në gjashtë muaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat