Gjykimi për “Kumanovën”, nesër fjala përmbyllëse e Prokurorisë

Kumanova

Gjykimi për “Kumanovën”, nesër fjala përmbyllëse e Prokurorisë

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 19:51
Gjykimi "Kumanova"

Gjykimi për rastin e Kumanovës do të vazhdojë nesër, më 10 korrik, raporton Alsat-M. Në këtë seancë do të thuhet fjala përfundimtare e Prokurorisë për krim të organizuar, e cila duhet edhe ta konfirmojë aktakuzën e deritanishme për 37 të akuzuarit për veprën e rëndë penale për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Pala mbrojtës nuk pret ndryshimin e aktakuzës pasi rasti i Kumanovës që ndodhi më 9 maj të vitit 2015 është i montuar për motive politike.

"Nuk pres ndonjë ndryshim të aktakuzës pasi që e dojë nga përvoj në raste që kanë qenë të montuara siç është ky  rast asnjëherë nuk ka pasur ndryshim të aktakuzës por ka negër akt akuza e njëjtë , sipas meje për fat të keq do të mbeten akt akuzat për terrorizëm dhe organizatë terroriste.  Ajo që na u refuzuan të gjithë provat , afër 200 prova do të vjen momenti që në procedurën ankimore , presim që të kemi sukses pasi që  pa bazë ligjore janë refuzuar provat e palës mbrojtëse dhe janë pranuar të gjithë provat e prokurorisë", deklaroi avokati Naser Raufi.

Avokati tjetër i mbrotjjes, Ibrahim Bajrami, konstaton se aktakuza duhet të saktësohet për çdo të akuzuar, se çfarë vepre ka kryer dhe cili ka qenë roli i tyre në këtë ngjarje.

"Mbrojtja në përgjegjës është në pritje që të bëhet precizomi i akt akuzës për të gjithë të akuzuarit  kush çfarë ka bërë dhe si e ka bërë  dhe brenda këtyre elementëve sipas prokuroria do të mundohet të bëjë verifikimin e akt akuzës . Mbrojta pret ndryshimin në precizimin e akt akuzës   se kush ka qenë organizator kush ka qenë pjesë e grupit dhe shumë brenda veprimeve aktuale", tha Bajarami.

Më 20 dhe 24 korrik pala mbrojtëse do ta thotë fjalën përfundimtare në mbrojtje të të akuzuarve, ndërsa në shtator fjalën përfundimtare do ta thonë 37 të akuzuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat