Demë Shehu nga Burgu: Rrugëtimi për Kumanovë, si i lashë fëmijët

Kumanova

Demë Shehu nga Burgu: Rrugëtimi për Kumanovë, si i lashë fëmijët

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 22:20
Demë Shehu

Një letër që mban firmën Demë Shehu, anëtari i Grupit të Kumanovës që mori pjesë në përleshjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave përshkruan emocione dhe detaje të tij lidhur me nisjen për Kumanovën dhe familjen e tij.

Ja letra e dërguar ku shkruan se autori i saj është Demë Shehu, tanimë që gjendet në burg:

Me datën 30 prill 2015 kur u nisa për herë të dytë në rrugëtimin tonë Kombëtar ,përmes një thirrje telefonike i kërkova uratën e familjareve të mi ,njëra nga motrat më pyeti se ku po i le fëmijët?

Pergjigjia ime ishte: Fëmijët do të rriten të lirë dhe nuk do të kenë nevoj që edhe ata të merren me luftëra,e kemi obligim që fëmijëve t’ua sigurojm një të ardhme të ndritur në Shtetin e tyre dhe se kur te bashkohen Tokat e Aneksuara te Shqipërisë, atëherë ne do të jemi faqebardh dhe do i’u flasim edhe fëmijëve me kokën lartë dhe krenar dhe do t’ua përcjellim amanetet e të parëve të cilët na thonin se nuk ka gjë më të vlefshme se sa të sakrifikosh për Atdhe! Fëmijët do të rritën me mua ose jo, ata janë në dorën e Zotit , sepse Zoti na i ka shkruar fatet tona para 70.000 vitesh, dhe se lapsi i Melaqeve nuk shkruan më për neve,sepse e ardhmja e secilit është përcaktuar që moti!

Motra ime, e shikon se edhe pa mua fëmijët po rriten dhe me duket sikur çdo ditë e më shumë çelikosen? Fëmijëria ime ka qenë shumë më e vështirë! Nuk ka dhimbje më të madhe se sa kur e shikon arrestimin e babait dhe torturat para syve tuaj, të presesh para stacionit të policisë ndërkohë që babi torturohet brenda dhe un si fëmijë nuk kisha fuqin që të futem brenda stacionit të policisë dhe ta ndihmoja babain tim perveq se i qelloja me gurë në shenjë hakmarrje,isha vetëm dhe po me lagte shiu,personi i vetem qe erdhi me shoqeroj dhe me jepte kurajo ishte Hysni Hoxha -babi i Heroit të Kombit Edmond Hoxha,përjetova arrestimin e vëllaut dhe motres dhe maltretimet para syve te mi ,të gjitha këto ngjarje të dhimbshme i përjetova në fëmijërinë time,kam përjetuar shumë ngjarje të dhimbshme unë si fëmijë dhe familja ime nga fashistët serbo-sllav në fëmijërinë time,mirpo mua me kan çelikosur ato vuajtje! Edhe fëmijêt e mi të cilët i lash njërin 4 vjeç dhe tjetrin 2 vjeç,vetem sa do të çelikosen dhe do të formësohen me mirë në aspektin edukativo-arsimor dhe patriotik. Çdo Baba e ka për obligim që të sakrifikoj për të ardhmen e fëmijëve të tijë! Sakrifica jonë do të mbahet mend brez -pas-brezi. Lufta jonë bëri që gjakpirësat e shqipëtarëve të përdhosen dhe të fundosen njëherë e përgjithmonë. Pas datës 9-10 Maj ,kurrën e kurrës Shqipëtarët nuk do të kenë ndjenjen e tmerrit si më parë,kurrë më nuk do të kenë ndjenjen e të qenurit të Mërguar në Tokën e Stërgjyshërve të tyre! Besoni vëllezër dhe motra se nuk ka qenë e lehtë,vetëm shpirti ynë e di se cfar kemi hequr gjatë luftimeve,aq sa patem mundësi luftuam. Ne ua treguam forcën e ekzistencës sonë hordhive sllave! Lavdi Heronjve të 9-10 Majit. Respekte dhe nderime familjeve të tyre! Edhe 1000 vite po të jetoja, secilën ditë të jetës sime do të sakrifikoja për Popullin tim! Sa herë që Shqipëtarëve do t’u bëhen padrejtësi,do të shtypen e do të diskriminohen në sfera të ndryshme nepër vendet e Ballkanit, gjithmonë do të ketë SHQIPËTAR nga JUNIKU dhe nga të gjitha viset e SHQIPËRISË, të cilët do të flasin me zë të lartë në mbrojtjen e vëllezërve të tyre. Nëse nuk do t’na dëgjohet Zëri, atëherë do t’na dëgjohet Pushka. Zoti ju bekoftë juve FAMILJA ime e shtrenjtë, Zoti i bekoftë SHQIPËTARËT, Zoti e bekoftë SHQIPËRINË, Zoti i bekoftë SHBA-të”, thuhet në këtë letër.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat