Ja pse u arrestua dje një person gjatë seancës së “Grupit Kumanova” - Bota Sot
Ja pse u arrestua dje një person gjatë seancës së “Grupit Kumanova”

Kumanova

Ja pse u arrestua dje një person gjatë seancës së “Grupit Kumanova”

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 15:13
Personi i arrestuar është E.I. nga Haraçina, i moshës 57 vjeçare nga Haraçina.

Ministra maqedonase e punëve të brendshme ka dalë edhe me njoftim zyrtar lidhur me personin nga Haraçina, i cili u arrestua dje para gjykatës me “dinamit”, deri sa zhvillohej seanca gjyqësore në të cilën u shqiptuan dënimet kundër pjesëtarëe të Grupit të Kumanovës.

Sipas policisë, personi i arrestuar është E.I. nga Haraçina, i moshës 57 vjeçare nga Haraçina.

“Ai është arrestuar nga policia për shkak se janë gjetur gjëra që i përngjajnë eksplozivit. Pas ekspertizës është konstatuar se bëhet fjalë për mjete piroteknike (petarda)”, njoftoi policia.

Me ekspertizë grafologjike është konstatuar poashtu se personi i arrestuar E.I. është autor i një letre anonime me përmbajtje kërcënuese. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër E.I. do të ngritet padi adekuate, njoftoi policia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test