Shifra e dëmshpërblimit që e kërkojnë të pafajshmit e Kumanovës

Kumanova

Shifra e dëmshpërblimit që e kërkojnë të pafajshmit e Kumanovës

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 08:07
Luftimet në Kumanovë

Një mijë denarë është vlera monetare për dëmshpërblim material që parashihet për të liruarit nga “Lagjen e Trimave”. 1 mijë dinarë në konvertim në euro i bien 16 euro.

Jo vetëm kaq, avokati mbrojtës Asmir Alispahiç sqaron se ata kanë të drejtë të kërkojnë edhe dëmshpërblim jomaterial për vetë ata dhe anëtarët tjerë të familjes.

“Ligji për marrëdhënie detyruese është i qartë. Të akuzuarit, ose tashmë të liruarit kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim material dhe jo material. Në pjesën e dëmshpërblimit, sipas avokatëve dhe sipas vendimeve të legjislacionit tonë, për një ditë burg parashihet dëmshpërblim me nga 1000 denarë, vlerë monetare. Ndërsa në pjesën e dëmshpërblimit jomaterial mund të kërkohet dëmshpërblim për pasojat nga stresi të vetë të akuzurëve ose tashmë të liruarëve dhe pjestarëve të tjerë të familjes”, ka thënë avokati Asmir Alispahiç.

Alispahiç më tej shpjegon se për të ardhur deri tek kjo fazë është e nevojshme një procedurë. Fillimisht ai tha se duhet pritur që vendimi i gjykatës të bëhet i plotëfuqishëm, pastaj kur të bëhet i plotëfuqishëm, ata kanë të drejtë që në afat kohor prej 3 vitesh të kërkojnë dëmshpërblim.

“Në bazë të ligjit për procedurë penale, prokuroria ka të drejtë ankese pas marrjes së vendimit në formë të shkruar kundër këtij vendimi. Ne do ta presim vendimin e shkruar dhe të shohim nëse proluroria do të parashtroj ankesë, në qoftë se nuk parashtrohet ankesë në afat prej 15 ditësh, vendimi bëhet i plotëfuqishëm, pastaj në bazë të ligjit për marrëdhënie detyruese kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim material dhe jo material” , ka shtuar ai më tej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat