Familjari në rastin Kumanova, shpresë tek hetimi ndërkombëtarë - Bota Sot
Familjari në rastin Kumanova, shpresë tek hetimi ndërkombëtarë

Kumanova

E martë, 20 nëntor 2018

Familjari në rastin Kumanova, shpresë tek hetimi ndërkombëtarë

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:31
Smajl Zeka

Njëri nga familjarët e të dënuarve për përleshjen në Kumanovë mban pak shpresë pas fjalëve për hetim ndërkombëtar.

Familjarë të të dënuarve në Rastin “Kumanova”, nuk kanë shumë shpresa nga hetimi ndërkombëtar që u premtua nga dy kryeministra sot.

Smajl Zeka, babai i Valdet Zekës, i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata në Shkup për Rastin “Kumanova”, komentoi deklaratën e sotshme të Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për hetime ndërkombëtare për këtë rast.

Zeka për KALLXO.com tha se megjithëse një nga kërkesat e familjeve kishte qenë hetimi ndërkombëtar, ata kanë vetëm pak shpresë nga veprimi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ishalla Ramushi sesa për Zaevin nuk kemi kurrfarë ymyti në të. “Ishalla veprohet diçka. Shpresat janë shumë të vogla, ishalla shteti jonë bën diçka me Ramushin, se deri tash asnjë fjalë se ka thënë askush”, tha Zeka.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot vizitoi për herë të parë Kosovën dhe së bashku me homologun Haradinaj komentuan çështjen e të dënuarve në Rastin “Kumanova”.

“Kjo është çështje e ndjeshme që nuk është provokuar as nga Haradinaj, as nga Zaev. Jemi dakorduar të ketë hetim ndërkombëtar me qëllim që t’u jepen qytetarëve përgjigjet e vërteta. Nuk duhet që kjo çështje të jetë pengesë mes dy vendeve”, tha sot  Zaev.

Më 9 dhe 10 maj 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Më 2 nëntor, për 22  të akuzuarit e rastit “Kumanova”  të Lagjes së Trimave, Gjykata në Shkup, ka caktuar 746 vjet burg,

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, pak ditë pas vendimit të gjykatës,  ndau 290 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të familjarëve të të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test