Policia arreston 6 persona afër Kumanovës, ja kush janë - Bota Sot
Policia arreston 6 persona afër Kumanovës, ja kush janë

Kumanova

E hënë, 15 tetor 2018

Policia arreston 6 persona afër Kumanovës, ja kush janë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 15:52
Ilustrim

Policia dje i ka zbuluar pesë emigrantë prej të cilëve tre kurdë dhe dy sirianë në një automjet të drejtuar nga një qytetar i Shkupit në afërsi të fshatit Reçicë. Drejtuesit të automjetit i është caktuar paraburgim prej tridhjetë ditësh.

Në kumtesën e MPB-së, thuhet se në afërsi të fshatit Reçicë, nëpunësit policorë të SP Bellanocë gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.B. (36) nga Shkupi, i kanë tre kurdë A.M. (26), S.K. (35) dhe D.F. (26) dhe dy sirianë A.A.A. (27) dhe M.K.A. (18). Ata së bashku me shoferin janë dërguar në Stacionin policor.

Nga Gjykatësi i Gjykatës Themelore – Shkup, I.B. i është përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test