Rasti "Kumanova", avokatët presin përgjigje për ankesat

Kumanova

Rasti "Kumanova", avokatët presin përgjigje për ankesat

Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:16
Rasti "Kumanova"

Të gjithët të akuzuarit në rastin e Kumanovës kanë dërguar ankesat deri në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të 2 nëntorit të vitit të kaluar. Avokati Naser Raufi shprehet se për shkak të kompleksitetit të lëndës seanca parashikohet të mbahet eventualisht para verës, por ekziston mundësia që të mbetet edhe pas pushimeve.

Me sa jam unë i informuar të gjithë avokatët i kanë dorëzuar në afatin kohor prej 15 ditëve ankesat. Në afat prej 8 ditëve Prokuroria ka të drejtë që të japë përgjigje tek ankesat tona. Gjyqi i Apelit do të duhet që të na dërgojë thirrje se kur do mbahet seanca ankimore për këtë rast por mendoj pasi është në pyetje një rast i komplikuar, i ndjeshëm dhe kompleks, mendoj që kjo mund të ndodhë të paktën para pushimeve verore. Ne si avokatë, si palë mbrojtëse kemi kërkuar rigjykim të lëndës dhe presim që lënda të rigjykohet, do të thotë në ankesat tona si palë mbrojtëse kemi bërë ankesa posaçërisht për provat tona që nuk janë pranuar – deklaroi avokati mbrojtës Naser Raufi. 

Familjarët dhe pala mbrojtëse nuk heqin dorë nga mendimi se për zbardhjen e plotë të këtij rasti është i nevojshëm një hetim ndërkombëtar. Ish shefi i policisë, Lubomir Gjurçevski vlerëson se hetimi ndërkombëtar do të përshpejtojë procesin.

Gjithmonë kam thënë që është e nevojshme një hetim ndërkombëtarë për gjithë këto ngjarje që janë lidhur me Kumanovën, nga ai aspekt jo që në Maqedoni në nuk kemi hetues ose ekspertë të mirë të cilët mund ta kryejnë atë punë, por është mirë që të kemi edhe mbikëqyrje dhe monitorim ndërkombëtar në punën e këtyre grupeve te ekspertëve me qëllim që të nxjerrim të vërtetën në pah. Për mua, e gjithë kjo punë ashtu siç është, është e kryer vetëm deri në gjysmë – tha ish shef i policisë Lubomir Gjurçevski.

Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat