U ndërrohet Burgu “Grupit Kumanova”, familjarët pas 3 vitesh ia zgjasin dorën të dënuarve! - Bota Sot
U ndërrohet Burgu “Grupit Kumanova”, familjarët pas 3 vitesh ia zgjasin dorën të dënuarve!

Kumanova

U ndërrohet Burgu “Grupit Kumanova”, familjarët pas 3 vitesh ia zgjasin dorën të dënuarve!

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:30
Grupi i Kumanoves

29 të burgosurit e Grupit Kumanova tanimë edhe zyrtarisht iu është ndërruar lokacioni i burgut.

Media mëson se të dënuarit e këtij grupi i është pranuar kërkesa për tu transferuar në Burgun e Idrizovës, respektivisht në njërin prej reparteve të veçanta të ndërtuar enkas për të burgosurit në fjalë.

Ndërsa, pas 3 vitesh, familjarët e Grupit Kumanova për herë të parë kishin mundësinë që të përqafohen dhe flasin nga afër me familjarët pasi që deri më tani kanë komunikuar 2 metra larg njëri tjetri, nga një xham ndarës.

Image

Vlen të theksohet se Gjykata e Apelit në Shkup pritet që në muajin tetor të mbajë seancën në të cilët do të deklarohet vendimi i shkallës së parë.

Ndryshe, Grupi Kumanova që luftoi me forcat e sigurisë së Maqedoninë me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës, morën dënim me shtatë shekuj dhe shtatë dënime më burgim të përjetshëm.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...