Kumanovë, ulet ndjeshëm numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë - Bota Sot
Kumanovë, ulet ndjeshëm numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë

Kumanova

Kumanovë, ulet ndjeshëm numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Në pesë shkollat e mesme në Kumanovë, për vitin e parë këtë vit janë regjistruar 1256 nxënës, që është numër dukshëm më i vogël në krahasim me vitin e kaluar, informojnë nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës.

Interes më të madh ka tek shkolla mjekësore dhe gjimnazi, ndërsa interesi më i vogël është tek drejtimi tekstil.

Në shkollën e mesme “Pero Nakov” këtë vit janë regjistruar 141 nxënës që është më pak në krahasim me vitin e kaluar kur u regjistruar 192 nxënës. Ulje të madhe të numrit të nxënësve është shënuar në paralelen në gjuhën shqipe.

Numër i ulët i nxënësve është shënuar edhe në shkollën e mesme “Nace Bugjoni” – 508, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar 514 nxënës.

Në shkollën “Kiro Burnaz” këtë vit janë regjistruar 131 nxënës që është për 7 nxënës më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në gjimnazin “Sami Frashëri” ka 3 nxënës më shumë se vitin e kaluar. Në gjimnazin “Goce Dellçev” janë regjistruar 33 nxënës më shumë se vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...