Policia jep detaje për përplasjen me armë mes dy familjeve shqiptare, një i vdekur, katër të plagosur - Bota Sot
Policia jep detaje për përplasjen me armë mes dy familjeve shqiptare, një i vdekur, katër të plagosur

Kumanova

Policia jep detaje për përplasjen me armë mes dy familjeve shqiptare, një i vdekur, katër të plagosur

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Maqedonisë ka konfirmuar përleshjen e mbrëmshme në Kumanovë, ku mbeti i vrarë një person.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 mes dy grupeve familjare.

“Më 31.10.2018 rreth orës 18:30 në stacionin policor në Kumanovë është denoncuar se në rrugën “Tode Mendoll” afër një marketi, pas rrahjes fizike mes dy familjeve edhe atë F.L (19), D.L (18), F.L (61), H.L (23) dhe V.L (48) nga njëra anë dhe nga ana tjetër M.M (55), E.M (49), M.M (47), XH.M (30), R.M (28) dhe V.M. (57), është gjuajtur me armë, ndërsa V.M është lënduar dhe është dërguar në Qendrën për Urgjencë në Kumanovë, më pas edhe në kompleksin “Nënë Tereza” në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. Gjatë përleshjes është lënduar edhe M.M me thikë, ndërsa edhe disa persona tjerë janë lënduar nga mjete të forta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori Publik dhe SPB Kumanovë.

“F.L, D.L dhe V.L janë dorëzuar vetë në stacionin policorë, ndërsa H.L, E.M, M.M, XH.M dhe R.M janë arrestuar. Gjatë mbrëmjes edhe i dyshuari për vrasjen e V.M është paraqitur në polici dhe i njëjti është mbajtur për procedurë të mëtejshme”, shtojnë nga MPB.

Në fund ata theksojnë se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike po punojnë për të zbardhur rastin, ndërsa do të pasojnë edhe paditë adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test