Gjykata e Apelit merr vendim për dënimet në rastin e vrasjes së Aulon Zekës

Lajme

Gjykata e Apelit merr vendim për dënimet në rastin e vrasjes së Aulon Zekës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:18
Aulon Zeka

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe avokatëve mbrojtës në rastin e të miturve G.H., R.G. dhe L.Ll.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 10.10.2018, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi, të miturit G.H. për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”, është dënuar më nëntë vjet e gjashtë muaj burgim.

E mitura R.G. për shkak të veprës penale “Dhënie e ndihmës së kryesit, pas kryerjes së veprës penale”, gjykata i ka shqiptuar  masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo-  korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.

Ndërsa të miturit  L.Ll. për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve” , i është shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes së shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj,

Kolegji  për të mitur, i Gjykatës se Apelit, pasi vlerësoi pretendimet në ankesat e ushtruar gjeti se aktgjykimi në fjalë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe nuk është shkelur ligji penal në dëm të te miturve.

Kolegji po ashtu i refuzon si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës sa i përket vendimit mbi shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur dhe masave edukative, pasi që gjykata e shkallës së parë drejtë  i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat