Letra e Vuçiqit për Putinin, përmendet Kosova

Lajme

Letra e Vuçiqit për Putinin, përmendet Kosova

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 15:08
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një letër homologut rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar urime presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në ditën e puntorëve të sigurisë.

Me këtë rast, kreu i Serbisë i ka shkruar një letër homologut të tij nga Rusia.

Letra e plotë:

Ekselenca juaj, i nderuari president, mik i dashur. Më lejo që sinqerisht të uroj dirën e puntorëve të sigurisë në organin e Federatës ruse, jo vetë si president i Rusisë, por edhe si njeriut i cili ka filluar karrierën e tij të mrekullueshme në organet e sigurisë shtetërore.

Nga themelimi i saj, komisioni ka përfaqësuar një system të sigurisë shtetërore të shtetit tuaj, e traditat e caktuara deri më tani përfaqësojnë një prej elementeve më të rëndësishme të shtetësisë ruse. Mbrojtja e interesave kombëtare, siguria e qytetarëve gjithmonë ka qenë prioriteti kryesor dhe kyç i një shteti andaj të uroj, mik i dashur, ditën e sigurisë dhe punën e ardhshme në dobi të shtetit tuaj.

Më lejoni të shprehi edhe falenderimin për qëndrimin e Rusisë për temën e Kosovës dhe mbështetjen active në organizatat ndërkombëtare, e sidomos në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Gëzohem me vizitën tuaj të ardhshme në Serbi e cila do të jetë jo vetëm dëshmi të miqësisë së fuqishme mes Serbisë dhe Rusisë, por edhe mundësi për të biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit për projektet komkrete dhe të ardhmes.

Pranoni urimet dhe nderimet e mija më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat