Operacioni “Union”, 5 të prangosur për fajde

Lajme

Operacioni “Union”, 5 të prangosur për fajde

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Konferenca per media

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka arrestuar sot 7 persona të dyshimtë, pesë prej tyre janë të dyshuar për përfshirje në fajde, detyrim, kanosje dhe krim të organizuar, ndërsa dy të tjerë për grabitje të armatosur.

Zyrtarë policorë në një konferencë për media sot kanë bërë të ditur se operacioni policor i koduar me emrin “UNION”, ka rezultuar me pesë të arrestuar: D.B., Rr.B, I.S., L.B., dhe B.G, me ç’rast edhe u janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse.

Nënkolonel Rexhep Fetahu, ka thënë se Policia e Kosovës ka konfiskuar 16 mijë euro, 5 vetura, një motor udhëtarësh, 10 telefona mobilë, 1 laptop, 2 DVR, 12 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 4 shtëpiza kompjuteri, 4 aparate të lojërave të fatit dhe dokumente tjera që do të përdoren për vazhdim të procedurës penale.

Fetahu: 5 persona të dyshimtë janë arrestuar për fajde

“Sot, më datë 20, është ndërmarrë operacioni i koduar në të cilin janë arrestuar 5 të dyshimtë, janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet përkatëse te të dyshuarve të rastit në fjalë, operacioni është zhvilluar në 11 lokacione, me këtë rast janë arrestuar 5 të dyshuar, 2 prej tyre i kemi në kërkim dhe të gjitha janë shtatë. Janë konfiskuar si provë materiale, dhe prova të tjera, na japin të kuptojmë që rrjedhin prej veprave penale të cekura, sidomos kemi sekuestrimin e 16 mijë eurove, kemi pesë vetura të sekuestruara përkohësisht, kemi llap top dhe të tjera me të cilat janë kryer veprat penale në fjalë”, tha ai.

Ndërsa, togeri Ekrem Koliqi nga Drejtoria rajonale e Prishtinës, njoftoi për rastin e arrestimit të dy personave të dyshimtë për grabitje të armatosur në një pompë të derivateve.

Koliqi: Kemi arrestuar dy persona, një tjetër mbetet në arrati

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, në operacionin e fundit ku janë përfshirë Drejtoria rajonale e Prishtinës dhe Njësia e Hetimeve pranë DRP-së, kanë arritur t’i arrestojnë dy persona, që kanë arritur të grabitin një pompë të derivateve në fshatin Sankovc, komuna e Drenasit. Të dyshuarit janë me inicialet A.N., mashkull, shtetas i Republikës të Kosovës dhe, Sh.K., mashkull, shtetas i Republikës të Kosovës. Për këtë rast e kemi edhe një person, i cili gjendet në arrati dhe është  i njohur për policinë. Gjatë kontrollimit në dy lokacione janë sekuestruar: një pushkë e gjatë automatike, një revole, një çantë, kapuç, dorëza, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit në këto vepra penale të grabitjeve”, tha Koliqi.

Ai foli edhe për rastin e para dy ditëve ku një person në një lagje të Prishtinës ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Koliqi: Një 32-vjeçar, i dyshuar për gjuajtjen me armë ndaj zyrtarëve policorë

“Një person i dyshuar me inicialet A.E., mashkull, 32-vjeç, shtetas i Republikës të Kosovës, është i dyshuar për tentim-vrasje ndaj zyrtarëve policorë në tri raste. Edhe pse më herët ka qenë i njohur për Policinë e Kosovës i dyshuari, Policia e Kosovës ka vazhduar edhe përkundër rrezikut që është shfaqur nga ai, në arritjen e arrestimit të tij”, u shpreh ai.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bëri të ditur se policia është e përkushtuar që përveç zbardhjes së këtyre rasteve, të arrijë të parandalojë raste të tilla.

Deri më sot pranë Drejtorisë rajonale të Prishtinës janë arrestuar 34 persona, 32 grupe janë gjithsej. Këta persona janë të dyshuar për një dhe më shumë raste për vepra penale të grabitjes.

Pesë të arrestuar dhe dy në kërkim për faje dhe detyrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për fajde, detyrim dhe pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal.

Operacioni policor është zhvilluar në 11 lokacione të ndryshëm ku janë kontrolluar lokale e shtëpi të të dyshuarve, ku janë konfiskuar 16 mijë euro, 5 vetura, llaptop, kallashnikov, revole dhe mjete të tjera me të cilat dyshohet se janë kryer veprat.

“Janë sekuestruar edhe dokumente të tjera. Të dyshuarit janë në mbajtje sipas procedurave të rregullta. Policia e Kosovës po vazhdon me hetime", ka deklaruar nënkolonel Rexhep Fetahu në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë, sipas procedurave të rregullta.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se hetimi është duke e zhvilluar për veprat penale “fajdeja”, “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

“Po ashtu, pasi ta kemi raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat