Pasi mori letër nga Trump, Vuçiq i shkruan Putinit

Lajme

Pasi mori letër nga Trump, Vuçiq i shkruan Putinit

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Aleksandër Vuçiq dhe Putin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka falënderuar presidentin rus Vladimir Putin, për pozicionin që po mban lidhur me Kosovën si dhe është shprehur i kënaqur që Putin do ta vizitojë Serbinë.

Vuçiq ia ka dërguar një telegram Putinit, ku ai i uron Ditën e Punëtorëve të Këshillit të Sigurisë së Rusisë’.

Në telegramin ku Vuçiq e quan mik Putinin.

‘Mbrojtja e interesave kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve ka qenë një nga prioritetet kryesore të vendit dhe në këtë mënyrë, unë iu dëshiroj, mik i dashur, që ky stabilitet dhe siguri të vazhdojë edhe më tutje në vendin tuaj. Më lejoni t’iu përcjell përshëndetjet e përzemërta për pozicionin që mbani ndaj Kosovës dhe për mbështetjen aktive që po na jepni në Organizatën e Kombeve të Bashkuara’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat