Fajon: Kjo Serbi nuk meriton të jetë pjesë e Evropës

Lajme

Fajon: Kjo Serbi nuk meriton të jetë pjesë e Evropës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 17:06
Tanja Fajon

Fajon në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, ka kritikuar Serbinë për sulmet e politikës ndaj zërave të qeverisë.

Fajon me këtë rast ka deklaruar se:

“Kjo nuk është Serbia që dua ta shoh në Bashkimin Evropian (EU)”. Ajo ka thënë se e kritikon Serbinë sepse dëshiron ta sheh më mirë”.

Ajo shton se:

“Nuk e mendoj vetëm unë por edhe shumë kolegë nga institucionet evropiane që shumë qartë i përcjellin këto porosi. Ekziston një dallim i madh mes asaj që Serbia ka realizuar në lidhje me reformat në rrugën drejt Bashkimit Evropian për dallim nga realiteti në atë shtet”, theksoi ajo.

Serbia ka hapësirë për shumë mendime kritike edhe brenda skenës politike.

“Porosia për Qeverinë është që duhet të krijojnë kushte më të mira për respektimin e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit dëshirojnë të jetojnë të lirë”

“Qytetarët duhet të kenë ndjenjën se qeveritarët brengosen për ta. Bindja ime nga kontaktet me njerëzit në Serbi është se nuk ekziston kjo. Këto janë tema të vështira dhe të ndjeshme”, u shpreh Fajon.

Tanja Fajon ka shkruar edhe në Twitter një mesazh që i drejtohet skenës politike në Serbi:

“Frikë nga sulmet politike në Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat