Kelmendi i reagon Daut Haradinajt për minaret e xhamive - Bota Sot
Kelmendi i reagon Daut Haradinajt për minaret e xhamive

Lajme

Kelmendi i reagon Daut Haradinajt për minaret e xhamive

Nga: N.Sh Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:27
Gëzim Kelmendi dhe Daut Haradinaj

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj deputetit Daut Haradinaj i cili ka thënë se nuk do të japin Ujmanin dhe Trepçën në këmbim të minareve dhe fshatrave të Kosovës Lindore.

E pas kësaj, deklarate të Haradinajt, Gëzim Kelmendi thotë se, minaret e xhamive i mbrojtën tokat tona, kurse i drejtohet Haradinajt se me votën e tij, ia dhuroj 8 mijë hektarë Malit të Zi.

Kelmendi pohon se asnjë shqiptar mysliman dhe as ai personalisht nuk e jep Ujmanin dhe Trepçën.

“Por jeni ju,deputet Haradinaj, së bashku me kolegët tuaj deputetë që e dëmtuat shtetin e Kosovës, ia dhuruat 8 mijë hektarë Malit të Zi.

Ndërsa minaret e xhamive tona për më shumë se 600 vjet asnjëherë nuk e dëmtuan shtetin e Kosovës, asnjëherë nuk e falën tokën e Kosovës, asnjëherë nuk iu nënshtruan regjimit komunist dhe regjimit të Serbisë”, shkruan Kelmendi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Minaret e xhamive të kanë dhënë emrit Daut Haradinaj.

Minaret e xhamive i mbrojtën tokat tona, por ti me votën tënde ia dhurove 8 mijë hektarë Malit të Zi.

Deputet Daut Haradinaj, deklarata juaj se: "Nuk e japim Ujmanin dhe Trepçën në këmbim të minareve të fshatrave të Luginës së Preshevës", fyen rëndë simbolet tona fetare, fyen rëndë identitetin tonë fetar dhe kombëtar.

Asnjë shqiptar musliman dhe as unë si shqiptar musliman nuk e japim Ujmanin dhe Trepçën.

Por jeni ju,deputet Haradinaj, së bashku me kolegët tuaj deputetë që e dëmtuat shtetin e Kosovës, ia dhuruat 8 mijë hektarë Malit të Zi.

Ndërsa minaret e xhamive tona për më shumë se 600 vjet asnjëherë nuk e dëmtuan shtetin e Kosovës, asnjëherë nuk e falën tokën e Kosovës, asnjëherë nuk iu nënshtruan regjimit komunist dhe regjimit të Serbisë.

Minaret e xhamive në mbarë trevat tona shqiptare janë pjesë e identitetit tonë fetar dhe kombëtar.

Për këto minare me mijëra shqiptarë muslimanë dhanë jetën dhe pasurinë e tyre.

Këto minare të dhanë emrin Daut (emër i Pejgamberit Davud alejhiselam).

Këto minare e kanë ruajtur gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar në këto treva.

Këto minare të lashta mbi 600 vjet po e ruajnë bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare.

Deputet Haradinaj, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt, populli i Kosovës është popull me shumicë muslimane, rreth 96% i takojnë besimit Islam.

Minaret, xhamitë dhe simbolet tjera fetare nuk është mirë të nënçmohen dhe politizohen.

Gëzim Kelmendi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...