“Fundi i marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi është afër” - Bota Sot
“Fundi i marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi është afër”

Lajme

“Fundi i marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi është afër”

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 23:01
Thaçi, Mogherini, Vuçiq

Gazetari Fidan Rama ka thënë se letra e Trump dhe ajo e dërguar nga Bashkimi Evropian kanë qartësuar formatin e bisedimeve.

Rama në “Debat Plus” ka thënë se është qartësuar se Limaj dhe Ahmeti do të jenë karshi njëri-tjetrit pranë  Presidentit Thaçi.

“Limaj dhe Ahmeti do të jenë dëshmitarë dhe raportues njëkohësisht”.

Ai ka thënë se letra e Trump paralajmëron se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është afër.

“Mesi apo fundi i janarit do të dalë diçka më konkrete si propozim…Pritet edhe reagimi i Moskës para vitit të ri ku edhe ajo do t’i jep mbështetje asaj që kanë bërë Trump dhe Bashkimi Evropian, dhe do të kemi të qarta tri pozicione”.

Gazetari ka thënë se edhe me mbylljen e marrëveshjes, dialogu mes palëve do të vazhdojë për shumë çështje tjera të pazgjidhura.

“Por është më e rëndësishme se esenca e marrëveshjes është se Serbia nuk do të na pengojë të anëtarësohemi në OKB siç ka bërë deri tani”.

Ndërkohë edhe njohësi i politikave në SHBA, Ilir Ibrahimi ka thënë se qendrat e mëdha botërore përfshirë edhe Rusinë po duket që tashmë kanë arritur një akord për të mbështetur një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutimet e mëdha në një mënyrë ose tjetër janë përmbyllur…ka një lloj akordimi mes qendrave të mëdha,  Uashingtonit dhe Brukselit në këtë rast, por ka shenja se ka një bashkërendim edhe me Moskën”, tha Ilir Ibrahimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...