Media serbe: Zgjidhja për Kosovën: SHBA, Rusia dhe Kina në bisedime, një Rezolutë e re 1244?

Lajme

Media serbe: Zgjidhja për Kosovën: SHBA, Rusia dhe Kina në bisedime, një Rezolutë e re 1244?

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:20
Presidenti kinez, amerikan dhe rus

"Kurir" shkruan se angazhimi i madh nga SHBA-të së bashku me inkuadrimin e Rusisë dhe Kinës mund të sjellin një zgjidhje përfundimtare për Kosovën.

Përfshirja e Rusisë dhe Kinës përforcojnë shanset e Beogradit të luftojë për interesat e tij në Kosovë, sepse nuk do të jetë më “i vetëm kundër të gjithëve” në tavolinën e bisedimeve, shkruan e përditshmja serbe “Kurir”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin rol kyç në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kjo dëshmohet edhe nga letrat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.

Angazhimi i shtuar nga Washingtoni së bashku me përfshirjen e Rusisë dhe Kinës shtojnë mundësitë për një zgjidhje përfundimtare të Kosovës, shkruan më tej “Kurir”.

Gazeta serbe për më tepër shkruan se Këshilli i Sigurimit në OKB mund të sjellë një Rezolutë të re 1244 për Kosovën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat