Avokati Berisha tregon për torturën e policisë që i bëri sot një të arrestuari midis Prishtinës

Lajme

Avokati Berisha tregon për torturën e policisë që i bëri sot një të arrestuari midis Prishtinës

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 11:56
Policia e Kosovës

Avokati Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka treguar një ngjarje të cilën e ka parë sot në Prishtinë, kur Policia e Kosovës e kishte arrestuar një qytetarë dhe me duar të lidhura marshonin në këmbë drejt stacionit të Policisë në Prishtinë.

Berisha thotë se këtë pamje nuk e pëlqeu aspak, dhe sdo të dëshironte që ta sheh asnjëherë në rrugët e Kosovës.

Avokati thekson se, qytetari i arrestuar ekspozohej nga Policia si një “kriminel” përballë restoranteve dhe një numri të madh të qytetarëve derisa kalonin.

Më poshtë, lexojeni shkrimin e avokatit Besnik Berisha:

Një vërejtje serioze për Policinë e Kosovës.

Sot, rreth orës 10:30 kalova rrugës Luan Haradinaj dhe pashe një pamje qe s'me pelqeu aspak, e qe s'do deshiroja ta shoh me asnjehere ne rruget tona.

Dy zyrtare policor, kishin futur nje qytetar me duar te lidhura ne mes dhe se bashku marshonin ne kembe nga rruga Rexhep Luci, drejt rruges Luan Haradinaj, perkatesisht drejt Stacionit Policor Qendra.

Qytetari, pervec se merdhinte sepse ishte i veshur teper holle per temperaturen qe kemi sot, ai gjithashtu, kunderligjshem dhe ne shkelje te parimit te pafajesise, nga Policia jone ekspozohej si "kriminel", perball restoraneve, kafiterive, si dhe nje numri te madh te qytetareve qe kalonin qofte ne kembe, qofte me veturat e tyre.

Pavaresisht te "berave" te ketij qytetari, trajtimi qe ai mori nga Policia ishte poshterues dhe perben shkelje flagrante te te drejtave te njeriut.

Respektimi i dinjitetit te njeriut nuk eshte zgjedhje por detyrim. Respektojeni!

PS.

Nje reminder per Policine se cka thote neni 27 i Kushtetues.

Neni 27 , [Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues]

Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat