Rusia fton Perëndimin të mos e përkrahë Ushtrinë e Kosovës

Lajme

Rusia fton Perëndimin të mos e përkrahë Ushtrinë e Kosovës

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:12
Ushtria e Kosovës

Përfaqësuesi Rusë në OSBE Aleksandar Lukasheviq ka deklaruar se vendim i Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri është i paligjshëm dhe duhet të tërhiqet, ndërsa ka theksuar se Rusia e ndan shqetësimin me Serbinë lidhur me këtë.

"Jemi të bindur se vendimi i paligjshëm i Qeverisë në Prishtinë, i cili është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, duhet të tërhiqet menjëherë. Lusim mbikëqyrësit perëndimorë që të përpiqen për këtë”, citon agjencia ruse tass të ketë thënë Lukasheviq në Vjenë.

Sipas tij, formimi i kësaj Ushtrie, do ta shtojë mundësinë e hapjes edhe të një konflikti në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat