Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Bota Sot
Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Lajme

Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:29
Te dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanviqit sillen ne Gjykatë

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurit  N.S., M.R. dhe D.M.

Të re të pandehurit janë të dyshuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq.

Gjykata e Apelit me anë të një njoftimi ka thënë se ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 17.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri me 23.12.2018.

“Sipas prokurorisë N.S., M.R. dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në  vrasje të rëndë, (neni 179 lidhur me nenin 33 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës). Ndërsa i pandehuri  D.M., po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer  veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 433  i po të  këtij kodi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Tutje në njoftim thuhet se Gjykata e Apelit, ka gjetur se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Në lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, Policia po e kërkon nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...