Tentim-vrasja e kusheririt të Behgjet Pacollit, arrestohet edhe një person

Lajme

Tentim-vrasja e kusheririt të Behgjet Pacollit, arrestohet edhe një person

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Behgjet Pacolli

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një të dyshuar tjetër në rastin e tentim vrasjes ndaj kushëririt të Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, Osman Pacollit.

Kallxo merr vesh se në lidhje me rastin nuk është arrestuar personi kryesor i kërkuar inicialet e të cilit janë A.M. dhe i cili është në arrati që nga 17 shtatori, por është identifikuar një i dyshuar tjetër.

Me urdhër të Gjykatës, Policia ka bastisur shtëpinë e personit tjetër të identifikuar në rastin e Osman Pacollit, dhe kanë konfiskuar një armë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat