Beogradi pret zgjidhje nga Putini

Lajme

Beogradi pret zgjidhje nga Putini

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:32
Ivica Daçiç

Serbia pret me entuziazëm vizitën në Beograd të Presidentit rus Vladimir Putin, në 17 Janar të vitit të ardhshëm, duke e parë këtë si një mundësi të re edhe për dialogun me Kosovën. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç thotë se Kremlini është gati të luajë rolin e ndërmjetësuesit për zgjidhjen e mosmarraveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Rusia është e gatshme të marrë pjesë në dialog, nëse do të ndryshohet formati. Këtë ma ka konfirmuar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov”.

Daçiç tha në një interevistë televizive se Brukseli nuk po arrin të ushtrojë autoritetin e vet mbi Prishtinën.

“Bashkimi Evropian e këshilltarë të tjerë perëndimorë janë të pafuqishëm ose pretendojnë të jenë të pafuqishëm t’i tregojnë Prishtinës të respektojë dialogun dhe heqë taksat. Serbia do të këmbëngulë që dialogu të vazhdojë vetëm kur taksa 100% të hiqet”.

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, sipas tij duhet të përmbyllet vetëm në OKB. Ai bëri edhe dallimin mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe pararendësve të tij, duke thënë se Trump kërkon kompromis ndryshe nga thirrjet e derisotme të Washingtonit që i kërkonte Serbisë vetëm për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat