Përfundon dekorimi i sheshit në Bujanoc, komuna falënderon Shpend Ahmetin

Lajme

Përfundon dekorimi i sheshit në Bujanoc, komuna falënderon Shpend Ahmetin

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 00:21
Bujanoc

Dekorimet në prag të festave të fundvitit kanë përfunduar edhe në komunën e Bujanocit.

Kanë përfunduar dekorimet në Komunën e Bujanocit, dhe sheshi kryesor tashmë duket shumë bukur përderisa kjo komunë ka falënderuar të parin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe komunën në përgjithësi për donacionin e dhuruar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, kjo komunë ka njoftuar se, dekorimi i sheshit ka përfunduar falë përkushtimit të komunës dhe donacionit të siguruar nga Komuna e Prishtinës.

Tutje u tha se fëmijëve të Bujanocit iu është mundësuar të përjetojnë çaste të mrekullueshme përgjatë këtyre festave.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Ka përfunduar dekorimi i Sheshit në qytetin e Bujanocit

Bujanoci, falë përkushtimit të komunës dhe donacionit të siguruar nga Komuna e Prishtinës, rrespektivish kryetari i saj Shpend Ahmeti, sonte po duket më bukur se çdoherë më parë.

Fëmijëve të Bujanocit iu është bërë e mundur të përjetojnë çaste të mrekullueshme përgjatë festave të fundvitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat