Stankoviq: Shpresoj që Lugina nuk do t’i bashkohet Kosovës

Lajme

Stankoviq: Shpresoj që Lugina nuk do t’i bashkohet Kosovës

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:08
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka thënë se askush nuk e ka përmendur zyrtarisht çështjen e bashkimit të këtyre tri komunave me Kosovën.

“Shkëmbimi i territoreve dhe aneksimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është diçka që u tha në qëndrimet e disa liderëve shqiptarë nga Kosova, në radhë të parë Hashim Thaçi ka folur për këtë. Por askund, as në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare, nuk është përmendur zyrtarisht çështjen e shkëmbimit të territorit dhe askund nuk është vënë në pikëpyetje integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë në këto tri komuna dhe unë shpresoj se në periudhën e ardhshme nuk do të ketë”, ka thënë Stankoviq, 

Ai tha se nuk ka dëshmi që kjo çështje është diskutuar me bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se duhet përkujtuar edhe mbledhjen e dy qeverive shqiptare, ku nuk u përmendën këto tri komuna.

Stankoviq shtoi se Thaçi ka pohuar se kjo temë do të jetë objekt i bisedimeve në Bruksel, por që tani për tani askush nuk e ka përmendur se këto tri komuna do të vihen në negociatat e Brukselit.

“Mendoj se është koha që shteti të jetë i pjekur dhe se e ardhmja ka të bëjë me bashkëpunimin që të ketë prosperitet”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat