Bërnabiç vazhdon të ‘vajtojë’ Ushtrinë e Kosovës

Lajme

Bërnabiç vazhdon të ‘vajtojë’ Ushtrinë e Kosovës

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 07:49
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç vazhdon të merret me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ajo, Ushtrinë e Kosovës dhe deklaratat e fundit të KFOR-it i sheh si kërcënime ndaj marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kryeministres serbe formimi i kësaj ushtrie është në kundërshtim me rezolutën 1244, traktatin e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ndërsa për hyrjen e ROSU në veri tha se deri më tani janë njoftuar për pesë raste të hyrjes së forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri.

“Kjo është tallje me të gjitha marrëveshjet. Ata nuk duhet të shkojnë me pushkë në veri”, u shprehë ajo për RTS.

Ndërsa vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe e quajti politikë arrogante dhe të papërgjegjshme.

Kurse për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ritheksoi se vendi i saj nuk do të hyjë në dialog deri kur të shfuqizohet vendimi për taksën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat