Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës nga Izet Demaj, nga një grabitës i armatosur që ndodhi gjatë ditës së sotshme në Istog.
Ai ka një vërejtje për Policinë e Kosovës.
“Pas vrasjes në krye të detyrës së policit I. D. (inicialet), nuk kemi çka të bëjmë, veç të lutemi për shpirtin e tij. Vërejtje serioze për krerët e policisë së Kosovës, zakonisht në festat e fund vitit jemi mësue ti shohim me jelek antiplumb dhe pajisje tjera, të përgatitur për çdo të papritur jo vetëm për plaçkitje por edhe për të tjera raste. #mepolicinëekosovës”, shkruan Islami në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.