“Ka ardhur koha që Sanxhaku me kufijtë e vet ta ketë lirinë e vet”

Lajme

“Ka ardhur koha që Sanxhaku me kufijtë e vet ta ketë lirinë e vet”

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:21
Pamje nga protesta

Dje në Novi Pazar është mbajtur një protestë me të cilën është shënuar 100 vjetori i pushtimit të Sanxhakut nga Mbretëria serbe, kroate e sllovene.

Para fillimit të protestës, sekretari i përgjtihshëm i Partisë së Veprimit Demokratik (Stranka demokratske akcije - SDA) Ahmedin Shkrijel u ka thënë qyetarëve protestues se ka ardhur koha që Sanxhaku me kufijtë e vet, ta fitojë lirinë dhe vendi ne vet nën diell.

Ai ka theksuar se krijuesit e Mbretërisë së SKS-së i kanë injoruar tërësisht interesat e Sanxhakut si entitet i posaçëm politik e që ishn përfshirë përmes Rezolutës së Sjenicës në vititn 1917.

“Përfshirja e Sanxhakut në territorin e Mbretërisë së SKS-së ka qenë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e e qytetarëve Sanxhakut, të cilëve iu mor e drejta që tërthorazi ose përmes përfaqësuesve të vet t’i mbrojnë interesat e veta”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Shkrijel.

Ai ka shtuar se me këtë protestë dërgohet mesazhi se qytetarët e Sanxhakut më nuk do të tolerojnë që ndokush t’i vërë para aktit të kryer.

“Çdo zgjidhje në kundërshtim me interesat e Sanxhakut dhe të qytetarëve të tij, për ne do të jetë e papranueshem dhe dhe jo detyruese”, ka përfunduar Shkrijel.

Në protestë mori pejsë edhe lideri i SDA-së së Sanxhakut Sulejman Ugljanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat