Besa Shahini nga Kosova emërohet Ministre e Arsimit në Shqipëri

Lajme

Besa Shahini nga Kosova emërohet Ministre e Arsimit në Shqipëri

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:30
Besa Shahini

Pas protestave të studentëve në Shqipëri dhe këmbëngulësisë së tyre për tu plotësuar kërkesat e tyre, kanë ardhur edhe ndryshimet e para në Qeverinë e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste (PS), ka bërë ët ditur se Lindita Nikolla nuk do të jetë më në krye të Ministrisë së Arsimit.

Ai ka treguar se zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini nga Kosova do ta zëvendësojë Nikollën në Ministrinë e Arsimit.

Ndryshe, Besa Shahini ka punuar në projekte të shoqërisë civile në Kosovës dhe për organizatë të ndryshme ndërkombëtare që kanë për fokus përmirësimin e cilësisë në arsim dhe integrimet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat