“Çartet” Gëzim Kelmendi: Politikanëve ua numëron një nga një...

Lajme

“Çartet” Gëzim Kelmendi: Politikanëve ua numëron një nga një...

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:32
Gëzim Kelmendi

Ish-deputeti i Kosovës, Gëzim Kelmendi, i cili tash është kryetar i partisë Fjala, ka kritikuar ashpër politikanët dhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër për festën e vitit të ri, duke thënë se kjo festë nuk është muslimane, andaj kritikon qeveritarët për keqpërdorim të parasë publike për stolisjen e qyteteve për këtë ditë.

Ai kritikon edhe babadimrin dhe dhuratat që po dërgohen nëpër shkolla për fëmijë.

Tutje Kelmendi, përmend edhe rastin e polciit hero, i cili u vra dje në Istog.

Lexojeni më poshtë reagimin e Kelmendit:

O politikan, "vitin e ri" festoni te shtëpia nëse doni, respektoni popullin dhe shtetin e Kosovës.

O politikan dhe ju udhëheqës të institucioneve të nivelit qëndror dhe lokal, vitin e ri festoni te shtëpia nëse doni, e jo me paratë e qytetarëve të Kosovës ( 96% musliman) të bëni çka të doni.

Me çfarë të drejte fëmijëve musliman ia dërgoni babadimrin dhe dhuratat e vitit të ri në shkolla?

Me çfarë të drejte me paratë e popullit musliman ( 96% ) i stolisni qytetet për vitin e ri?

Viti i ri nuk është festë Islame.

Populli i Kosovës gëzon me shekuj bashkëjetesë dhe tolerancë ndërfetare, por kjo nuk don të thotë që ju muslimanëve të Kosovës të ia keqpërdorni paratë, të ia stolisni qytetet, të ia dërgoni babadimrin nëpër shtëpi dhe shkolla në emër të vitit të ri.

Ju jo vetëm që nuk i respektoni muslimanët e Kosovës, por edhe laicitetin po e shkelni nëpër shkolla dhe institucione.

Se sa jeni hipokrit tregon vrasja e djeshme e policit hero të Kosovës në Istog.

Ju e vajtoni dhe poezi i thurrni policit të vrarë, por paga juaj është 6 herë më e madhe se paga e policëve të Kosovës.

Ju jeni bërë milionera, e qytetarëve i stolisni bredha me paret e tyre.

Ju nuk ngopeni në luksin e juaj, ndërsa policëve, mjekëve, mësimdhënësve dhe të tjerëve iu keni caktuar paga nënçmuese.

Rinisë ia keni shkatërruar ardhmërinë, qytetarët i keni izoluar, tokën e Kosovës vendeve fqinjë ia keni dhuruar.

Turp për juve.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat