Kurtin apo Haradinajn, ja kë zgjedh Shpend Ahmeti - Bota Sot
Kurtin apo Haradinajn, ja kë zgjedh Shpend Ahmeti

Lajme

Kurtin apo Haradinajn, ja kë zgjedh Shpend Ahmeti

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 23:16
Shpend Ahmeti

Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kërkuar që të zgjedhë në mes të kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj por ky i fundit ka insistuar se gjithçka varet prej interesave të PSD-së.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunojë edhe me Kurtin me të cilin kohët e fundit i kanë ftohur marrëdhëniet.

“Krejt varet prej fuqisë politike të cilën e kemi. Krejt varet se çka bëhet me socialdemokracinë në Kosovë, varësisht se kënd e përkrahim ne. Pra, nuk e përjashtojmë asnjërin nga këto dy opsione, unë e kam thënë shumë herë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe me Ardhmërinë e Kosovës por kjo varet kryekëput prej interesave të subjektit tonë që nuk ka të bëjë me njerëz por ka me politikat tona,” – ka thënë Ahmeti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...