Media gjermane e ashpër me BE: Humbe 2018, Rusia po rrit ndikimin mbi katër shtete të Ballkanit Perëndimor

Lajme

Media gjermane e ashpër me BE: Humbe 2018, Rusia po rrit ndikimin mbi katër shtete të Ballkanit Perëndimor

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 dhjetor 2018 Në ora: 23:32
Ballkani Perendimor

Prestigjiozja gjermane “Süddeutsche Zeitung” i ka kushtuar një artikull “pritjes së juglindorëve” duke nënkuptuar ngarkesën e madhe që ushtron Brukseli kundrejt gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në kohën kur BE nuk shqetësohet për vendet e Ballkanit, shpejt ose vonë këto shtete do gjejnë rrugën e tyre. Presidenti rus Vladimir Putin prej tani po reklamohet te këto shtete. Mbi Ballkanin së shpejti mund të përplasen interesa të ndryshme,” përcjell botasot.info, shkrimin e prestigjiozes gjermane.

Edhepse viti 2018 filloi me premtime nga Komisioni Europian për strategjinë e re me anëtarësime të “shpejta dhe energjike” kundrejt  Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjës, Kosovës dhe Shqipërisë, më pas mbajtja Samitit ambicios të Sofies dhe premtimi i Austrisë se gjatë mandatit të saj udhëheqës me BE-në si prioritet do kishte zgjerimin, në fund të këtij viti shohim një bilanc dëshpërues. Në zyrat europiane rritet vetëm frustracioni. Gjithashtu po përhapen edhe konflikte.

Të gjithë janë fajtorë që Europa ka krijuar një vrimë të zezë mes Kroacisë dhe Greqisë. Pavarësisht se këto vende kanë të kaluar të dhunshme të konflikteve ndëretnike, çalojnë me shtetin ligjor dhe luftën kundër korrupcionit; është edhe diçka e re - BE në mënyrë aktive është larguar nga këto vende, që dikur i ftonte për t’u afruar.

Kjo mbase ka ardhur si rezultatet i mbingarkesës. Brexit, shtimi i forcave të ekstremit të djathtë, shtyri që edhe presidenti francez Emmanuel Macron të thotë që reformat e brendshme janë më të rëndësishme sesa zgjerimi i ardhshëm. Por kjo është një gabim pasi gjashtë vendet e lartëpërmendura nuk do pritnin BE-në për të zgjidhur problemet e brendshme, përcjell botasot.info.

Në fund prestigjiozja gjermane thotë se “në kohën kur banorët e Ballkanit emigrojnë drejt BE, shtetet e tyre gjithmonë e më shumë largohen nga BE.”

Në Serbi, Malin e Zi, Maqedoni dhe Republikën Srpska të Bosnjës po përpiqet që të shtojë influencën presidenti rus Vladimir Putin. Në këtë formë mund të shohim shumë shpejt një përplasje interesash mes Perëndimit dhe Rusisë në Ballkan.  

“Si shenjë paralajmëruese mund të vlejë tensionimi më ri i konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Koha e humbur e vitit 2018 mund të sillte hakmarrje të shpejtë në Europë,” përmbyllet artikulli i sotëm i medias gjermane./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat