Marketet në Kosovë mbushin dhuratat për Vitin e Ri me produkte nga Serbia

Lajme

Marketet në Kosovë mbushin dhuratat për Vitin e Ri me produkte nga Serbia

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 23:42
Pamje nga dhuratat

Produktet e mbetura nga Serbia bizneset në Kosovë duket se po refuzojnë t’i bojkotojnë ato, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i bojkotuar produktet nga Serbia.

Kështu të paktën po pretendon një lexues i Insajderit i cili ka treguar se gjatë ditës së djeshme ‘pavetëdijshëm’ ka blerë produkte të Serbisë.

Ai kishte blerë dhurata për festat e fundvitit, ku pasi kishte hapur ato gjashtë nga tetë produktet kishin rezultuar të jenë produkte të Serbisë.

Lexuesi i Insajderit ka dërguar disa fotografi për të dëshmuar se si produktet serbe po vazhdojnë të shiten nëpër shitoret në Kosovë, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës fillimisht muaj më parë kishte vendosur taksën prej 10% ndaj produkteve serbe dhe nga Bosnja e Hercegovina. Më pas taksa ndaj këtyre produkteve ishte rritur për 100%.

Po ashtu kryeministri Haradinaj kishte marrë vendim që asnjë produkt që shtetit të Kosovës i referohet si ‘Kosovo Metohije’ të mos lejohet të futet në vendin tonë.

Më poshtë mund të gjeni disa nga fotografitë e dërguara nga lexuesi:

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat