Ja kur takohen Thaçi-Vuçiç me Trumpin e Putinin

Lajme

Ja kur takohen Thaçi-Vuçiç me Trumpin e Putinin

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 23:06
Thapi dhe Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i SHBA-ve, Donald Trump, mund të takohen për herë të parë me njëri-tjetrin në vitin 2019-të, në Forumin Ekonomik botëror të Davosit në Zvicër.

Ka qenë zyra e shtypit e Putin e cila ka bërë të ditur se Putin mund të pranojë ftesën për të qenë pjesë e Forumit të Davosit.

Nga ana tjetër SHBA e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Trump në këtë forum ekonomik.

Takime të këtij niveli të lartë zyrtarësh mesdy vendeve ishin planifikuar të ndodhnin që në  në Samitin e G 20 në Argjentinë, po u anullua nga SHBA, pas konfikltit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë që mësohet se pjesë e këtij forumi të rëndësishëm do të bëhen edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Theksohet se Thaçi-Vuçiç do të takohen edhe me presidentin e SHBA-ve Donald Trump./Syri.net 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat