Marrëveshja Kosovë-Shqipëri për doganat: Kurti e quan populizëm politik

Lajme

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri për doganat: Kurti e quan populizëm politik

Nga: N.Sh Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 10:22
Ramush Haradinaj

Lideri i Partisë Republikanë të Kosovës, Faton Kurti e ka komentuar marrëveshjen e djeshme Kosovë-Shqipëri për pikat doganore, e cila do të shkrijë në një kontrollim doganor të njerëzve dhe mallrave.

E këtë Kurti, e quan populizëm politik të dy qeverive tona.

Sipas tij, kjo është vetëm show televiziv, duke i hedhur popullit kafshata që nuk kapërdihen.

“Lëvizja e kabinave doganore më afër njëra-tjetrës në kufirin Kosovë - Shqipëri, nuk është asgjë tjetër përveçse populizëm politik i dy qeverive tona!

Show televiziv kinse kemi veç një kontroll është sajesë, kontrollet e dyfishta nuk reshtin.

Mjaft i hodhët këtij populli kafshata që nuk kapërdihen.

Po aq afër janë edhe kabinat doganore në kufirin, Kosovë- Serbi!

Edhe më afër janë në kufirin Shqipëri - Mal të Zi!”, shkruan Kurti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat