Ja çka dominoi në Kosovë gjatë vitit 2018

Lajme

Ja çka dominoi në Kosovë gjatë vitit 2018

Nga: N.Sh Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 09:55
Flamuri i Kosovës

Balli Kombëtar Demokrat, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve.

Balli Kombëtar Demokrat, përmes një urimi në Facebook, shprehet se këtë vit po e përmbyllim me një mal sfidash.

“E filluan duke falur territor të vendit të tyre, dështuan në liberalizimin e vizave, dështuan në INTERPOL, nuk na lanë asnjë moment të qetë kur përmendej marrëveshja me Serbinë, ndodhën shumë skandale politike etj. Por, në fund ndodhi ngjarja historike, u bë ajo që e deshën Adem Jashari e Zahir Pajaziti, Agim Ramadani e Sali Çekaj, u formua ushtria e Kosovës pas shumë mund e sakrificash”, thuhet në urimin e Ballit Kombëtar Demokrat, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë,  urimi i plotë:

Balli Kombëtar Demokrat uron të gjithë qytetarët e Kosovës për një vit të mbarë tash kur po hymë në vitin e ri, e po e përmbyllim një vit me një mal sfidash pozitive e negative, ku fatkeqësisht kjo e fundit ka dominuar në sferën politike kosovare.

E filluan duke falur territor të vendit të tyre, dështuan në liberalizimin e vizave, dështuan në INTERPOL, nuk na lanë asnjë moment të qetë kur përmendej marrëveshja me Serbinë, ndodhën shumë skandale politike etj. Por, në fund ndodhi ngjarja historike, u bë ajo që e deshën Adem Jashari e Zahir Pajaziti, Agim Ramadani e Sali Çekaj, u formua ushtria e Kosovës pas shumë mund e sakrificash.

Duke ju uruar më të mirat për vitin e ardhshëm, shpresoj që të jemi sa më unik në mbrojtje të atdheut, sa më paqësor e tolerant. Gëzuar!

Balli Kombëtar Demokrat - Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat