Kryeministri në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni

Lajme

Kryeministri në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni

Nga: N.Sh Më: 1 janar 2019 Në ora: 16:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili vdiq dje pas një sëmundje të rëndë.

Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen Hyseni.

“Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë”, shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Vizitë ngushëlluese në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë.

Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë.

I përjetshëm kujtimi për të! RH”, shprehet kryeministri në Facebook.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat