Vrau gruan, gjykata merr masa të paraburgimit: Reagon avokati Berisha, ai do duhej të ishte prezent në varrim...

Lajme

Vrau gruan, gjykata merr masa të paraburgimit: Reagon avokati Berisha, ai do duhej të ishte prezent në varrim...

Nga: N.Sh Më: 1 janar 2019 Në ora: 18:27
Ilustrim

Avokati Besnik Berisha e ka komentuar masën e paraburgimit për personin i cili mbrëmë e vrau gruan e tij nga pakujdesia.

Berisha thotë se, kjo masë është e pakuptimtë pasi që pasoja, vdekja e bashkëshortes e ka goditur më shumë sesa çdo masë apo dënim tjetër që e përcakton ligji.

Avokati Berisha pohon se, meqë paraburgimi është vetëm mas sigurie e jo dënim dhe që caktohet vetëm kur me masa tjera alternative nuk mund të sigurohet prezenca e personit të dyshuar, personit në fjale do duhej të i mundësohej pjesëmarrja në varrimin e bashkëshortes së tij, e pastaj të përgjigjet për veprimet e tij në shkeljen e ligjit.

Ja shkrimi i avokatit Berisha:

Ne rast se vrasja eshte nga pakujdesia, ne kendveshtrimin tim eshte teresisht e panevojshme qe te caktohet masa e paraburgimit per personin e dyshuar, sepse pasoja, vdekja e bashkeshortes, ate dhe familjen e tij sigurisht se e ka goditur me shume se cdo mase apo denim tjeter qe percakton ligji.

Rrjedhimisht, edhe prezenca e tij ne proceduren e metutjeshme eshte me se e garantuar si rezultat i pasojes se shkaktuar.

Andaj, meqenese paraburgimi eshte vetem mase sigurie, e jo denim dhe caktohet vetem kur me masa te tjera alternative nuk mund te sigurohet prezenca e personit te dyshuar, atij sot do duhej t'i mundesohej pjesemarrja ne varrimin e bashkeshortes se tij, e pastaj te pergjigjet per veprimet e tij ne shkelje te ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat