Ndalohet në pikën kufitare në Merdarë zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës

Lajme

Ndalohet në pikën kufitare në Merdarë zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:00
Merdare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministëri në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic.

Haradinaj këtë ndodhi e ka konsideruar si provokim dhe qasje jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Kosovës.

I pari i qeverisë ka theksuar se Stankovic po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat