Meta i dhënë pas Kosovës, verës në Prevallë, dimrit në Rugovë

Lajme

Meta i dhënë pas Kosovës, verës në Prevallë, dimrit në Rugovë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 19:58
Familja Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke qëndruar në bjeshkët e Rugovës.

Në këtë vend piktoresk ai po qëndron për pushime me familjen e tij prej nga edhe kanë uruar për Vitin e Ri.

Kështu ka bërë të ditur Meta në një postim në Facebook, ku ka shkruar “Nga Bjeshkët e Rugovës, ju uroj Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri të porsanisur”.

Kujtojmë se Meta njihet si dashamirës i bjeshkëve të Kosovës. Ai edhe gjatë verës ka qëndruar për pushime në Prevallë.
Ai gjatë ditës është takuar me homologun e tij Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat