Kjo është porosia e Bardhyl Mahmutit për bashkëveprimtarët e çështjes kombëtare

Lajme

Kjo është porosia e Bardhyl Mahmutit për bashkëveprimtarët e çështjes kombëtare

Më: 3 janar 2019 Në ora: 20:02
Bardhyl Mahmuti

Ish- përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), politikologu Bardhyl Mahmuti, ka bërë thirrje që lufta e drejtë e UÇK-së të mbrohet si tërësi e jo duke hedhur “përgjegjësinë” mbi të tjerët.

“Turpi i mbuloftë ata që shpifin kundër veprimtarëve të mirënjohur të çështjes kombëtare”, ka shkruar Mahmuti në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të gjitha rrugët çojnë në Romë !

Kur lexoj akuza reciproke të veprimtarëve të çështjes kombëtare, kur dëgjoj se janë drejtuar gishtat njëri kundër tjetrit për të fajësuar me qëllim që “të shpëtojnë veten e tyre”, habitem se si harrojnë atë proverbin e moçëm latin: omnibus viis Romam pervenitur!

Lufta e drejtë e UÇK-së mbrohet si tërësi e jo duke hedhur “përgjegjësinë” mbi të tjerët! Fajësimi i të tjerëve, sidomos i atyre që janë të pastër si loti, është logjikë e shërbimeve sekrete antishqiptare me qëllim që të konfirmohet “fajësia e UÇK-së”!

Turpi i mbuloftë ata që shpifin kundër veprimtarëve të mirënjohur të çështjes kombëtare!

Sidoqoftë, nuk do të doja të takoheshim në Romë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat