25-vjeçari shqiptar fejohet me 13-vjeçaren: ‘Nuk e prek me dorë sa të rritet pak’
Në një fshat në zonën malore në qendër të vendit, emisioni investigativ italian ka zbuluar një rast pedofilie ku një 13-vjeçare e kishin fejuar me një 25-vjeçar. Sipas ‘La lene’, familja e të miturës ja kishin premtuar vajzën 25-vjeçarit, duke përcaktuar kështu të ardhmen e saj.
Gazetari italian ka komunikuar me familjarët e vajzës, babait të së cilës i duket diçka mëse normale veprimi që po bën me 13-vjeçaren.
Babai: Është e vogël, ndaj presim që të mbarojë shkollën 9-vjeçare pastaj të martohet shtypni me posht dhe lexo me shume
Gazetari: Ka kaluar një natë me të?
Babai: Ka qenë për tu njohur me familjen tjetër.
Gazetari: Kush e ka zgjedhur gruan për ty?
Babai i vajzës: Baba.
Gazetari: Është traditë?
Babai: Jo, por ashtu ra rasti.
Gazetari: Vajza jote tjetër në çfarë moshe u martua?
Babai: 14-15 vjeçe.
Gazetari: Mendon se është e drejtë në këtë moshë?
Babai: Kishte qejf goca. Ata të dy pëlqehen edhe pse janë të rinj.
Gazetari: Vetëm këtu ndodh, në shumë shtete të tjera një prind s’do ta lejonte…
Babai: Edhe ai nuk e merr aq të vogël. Por e ka prenotutr. Ai e di se është e tija, por pa mbaruar shkollën as ai nuk e merr.
Gazetari: Por nëse një vajzë shkon te babai dhe i thotë dua të martohem se jam dashuruar, ajo nuk e di nëse është e mira e saj, ndaj janë prindërit…
Babai: Ç’mund të bëjë nëse ajo do vetë?
Gazetari: Duhet të dëgjosh vëllain tënd…
Babai: Do merrem unë, të mbaroj një herë shkollën, pastaj shohim.
Takimi me 13- vjeçaren
Gazetari: Kur jeni takuar?
Vajza: Para një muaji u takuam në një lokal, i thashë të mbaroj shkollën, ta shoh çfarë personi është. I thashë të mbaroj shkollën dhe pastaj më pas do fejoheshim.
Gazetari: Kur takoheni çfarë bëni?
Vajza: Jemi takuar 5 herë. S’bëjmë gjë.
Gazetari: Fle në shtëpinë tuaj kur vjen?
Vajza: Rri pak këtu edhe ikën.
Gazetari: Të pëlqen?
Vajza: Po.
Gazetari: Çfarë të pëlqen tek ai?
Vajza: Është i sjellshëm.
Gazetari: Po sikur pas ca vitesh mos të të pëlqente më?
Vajza: Nuk e di.
Gazetari: I ke dhënë fjalën…
Vajza: Po i kam dhënë fjalën.
Gazetari: Cfarë do të pëlqente të bëheshe?
Vajza: Nuk e di.
Gazetari: Je e lumtur?
Vajza: Po pak.
Gazetari: Motra më e madhe sa vjeç është?
Vajza: 16 vjeçe.
Gazetari: Rri me të fejuarin?
Vajza: Bashkëjetojnë.
Gazetari: Je e sigurt se po bën gjënë e duhur?
Vajza: Nuk e di.
Takim me 25-vjeçarin, i cili po ndërton shtëpinë në një fshat tjetër, ku do të jetojë me vajzën.
Djali: Jemi lidhur me gocën, e dua, e desha. Pasi të mbarojë shkollën do bëkjmë drekën, më vonë do ta marr. Ligji nuk mund të ndalojë gjë, edhe motra ime 16 vjeçe u martua. Unë e dua të kaloj jetën, nuk dua të tallem. Kemi rënë në dashuri, nuk ka asnjë problem.
Djali: Do ta lë të rritet, të mbarojë shkollën. Nëse familja e mëson për mirë do kalojë jetën me mua.
Gazetari i thotë se seksi me të mitur është pedofili.
Djali: Unë nuk e kam marrë ta mbaj në krevat që tani. Besoj që s’do kem probleme. Të bëhet nja 16-17 vjeçe. Me mua shkollë, shtëpi, nuk ka lojëra etj.