Murat Jashari pyet Xhavit Halitin: Si e shfrytëzove Nait Hasanin për me i vra anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm? - Bota Sot
Murat Jashari pyet Xhavit Halitin: Si e shfrytëzove Nait Hasanin për me i vra anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm?

Lajme

Murat Jashari pyet Xhavit Halitin: Si e shfrytëzove Nait Hasanin për me i vra anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm?

Nga: N.SH Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:16
Murat Jashari dhe Xhavit Haliti

Gazeta “Bota sot”, sot vazhdon publikimin e 50 pyetjeve të radhës të Murat Jasharit për Xhavit Halitin.

Në mijëra pyetjet e Jasharit drejtuar krerëve të PDK-së, këtë të fundit asnjëherë nuk gjetën kohë për përgjigje.

Por së fundi, po tentojnë ta paraqesin edhe të sëmurë mental, kinse Jashari nuk din të shkruan apo të bëjë pyetje të tilla?

Më poshtë ua paraqesim 50 pyetjet e radhës të Jasharit drejtuar Xhavit Halitit:

51. Ky Shaipi i LDK ka dërgua 300 automatik në Shqipëri për Sali Berishën (PDSH), për me e marrë pushtetin me dhunë, a është kështu?

52. A mund të na tregosh kohën kur i dërgoi, si i dërgoi dhe a ke qenë edhe ti në këtë projekt?

53. E gjithë LDK-ja ka qenë për këtë qëllim, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, a është kështu dhe a e ke ditë këtë?

54. Në fillim të prillit 1994 Kryesia e LPK-së vendosi që tre anëtar të sajë t’i caktojë të infiltrojnë në radhët e UDB-së, qoftë edhe si gjoja bashkëpunëtorë të saj, për të marrë informacionin në kohë dhe për t’i paraprirë së keqes, a është kështu?

55. Kush qe ai person që ta propozoi Ty këtë ?

56. Po ti, cilët persona i propozove?

57. Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-s nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në?

58. Sa ton informata i keni dhënë UDB-s?

59. Me çka të shpërblejshin?

60. Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në?

61. Sa herë në muaj takoheshe me oficerët e UDB-së?

62. Në cili qytet të Zvicrës u takoheshit?

63. Po në Evropë në cilët shtete e qytete u takojshit?

64. Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-s, a raportojshe në Kryesi të LPK-së dhe a ka dokumente për këto raportime?

65. Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?

66. Çfarë të lidh me Fatos Nanon?

67. Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon?

68. Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?

69. Përveç që je në shërbim të UDB, KGB, shërbimit francez, atij italiane dhe atij maqedon, edhe cilave Shërbimeve të tjera u shërben?

70. A ke ndonjë komandant që është mik i shqiptarëve?

71. A ke bë analizën e ADN-së, dhe nëse e ke bërë, cilit popull i tåkon?

72. Nëse e ke bërë AND-në, ballkanas është ai popull?

73. Me siguri shqiptar nuk është, apo jo?

74. Anëtarët e vërtetë të Shtabit Qendror të UÇK-së (brenda në Kosovë) nuk i ke njohur. A është kështu?

75. Ke njohur vetëm Nait Hasanin, a po jo?

76. Për me i njoh ata anëtarë të Shtabit dhe me i burgos e me i vra, si e shfrytëzove naivitetin e Naitit?

77. A është e vërtetë që je ti ai, i cili i dërgove nga Zvicra Naitit Telefona Paeger, a është kështu?

78. Dhe Naiti ua shpërndajti anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së këta Telefona Paeger, apo jo?

79. UDB i përcjellke se ku po lipsen numrat dhe shumica e Anëtarëve ranë në burg dhe disa u vranë, a është kështu?

80. Kush ta dha këtë ide?

81. Sa kushtuan gjithë Telefonat Jaeger?

82. Ku i blejtë Telefonat Jaeger?

83. Kush i kodoi Telefonat Jaeger?

84. A e di këtë kurth Nait Hasani dhe të tjerët çka kanë mbetur gjallë?

85. Qëllimi i yt dhe i komandantit tënd ka qenë që të likuidohen anëtarët e Shtabit Qendror, a është kështu?

86. PSE?

87. Për arsye se nuk mundeshit ndryshe me e marrë nën kontroll lëvizjen e armatosur në Kosovë, a është kështu?

88. Ju dojshit t’i likuidonit ose të paktën ta shmangnit Shtabin e vërtetë Qendror në Kosovë ngaqë ata ishin atdhetarë, idealistë shqiptarë që dojshin bashkimin me shtetin amë, a është kështu?

89. I vetmi që mbeti gjallë ishte Ilir Konushevci, Shefi i Logjistikës, a është kështu? Të tjerët që nuk mundët me i vra i manipuluat deri këto vite, apo jo?

90. Më 9 Maj (e shtunë) 1998, a je ti që përgatite vrasjen e Mërgimit, a është kështu?

91. Cili ka qenë Roli i Sokol Bashotës në këto burgosje e vrasje?

92. Rexhep Selimi doli ma inteligjent se ju e padronat tuaj, a është kështu?

93. A të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, pse nuk reagove që t’i lirojnë?

94. A mos është edhe për këta të dy realizimi vendimeve të Marrëveshjes së Crans Montanes?

95. Së paku, sa për fillim, tregonju familjarëve ku i kanë eshtrat Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala?

96. Mos vallë edhe trupat e tyre janë djegur në Furrë të Kleçkës?

97. Një gjë duhet ta dini mirë ju të ish-Drejtorisë Politike, tani Kryesia e PDK-së, një ditë do të vijë momenti kur KRIMI juaj do të bëhet i njohtun. Nuk do të jetë e largët ajo ditë që kjo Faturë ka me ju trokitun te dera! A po më ndini?

98. Më 10 Mars (e martë) 1998 kanë ardhë me linjën ajrore Cyhri-Tiranë, vëllai im (Ismet Jashari) me Fatmir Limajn dhe Haxhi Shala, ndërsa unë nëpërmjet tokës mbërrina në Tiranë më 12 Mars (e enjte) 1998, dhe të pyeta ti Zekë se ku mundem me e taku vëllain. Dhe Ti më the: Ismetin nuk ke më për ta parë. Doli fjala jote. Bravo! A është kështu?

99. Të pyeta se pse nuk kanë shku shokët me i ndihmu Adem Jasharit. U përgjigje shkurt: Ne i kemi thënë me u largu, por ai ka dashtë me pijë çaj. A është kështu ?

100. Mbasi u likuidua Shtabi Qendror, kush u dha urdhër të formonit Shtab të Përgjithshëm?

Vazhdon...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...