Daci: Unë jam rrit pa prindër, dhe për herë të parë ja si më shau me nënë Hashim Thaçi

Lajme

Daci: Unë jam rrit pa prindër, dhe për herë të parë ja si më shau me nënë Hashim Thaçi

Më: 4 janar 2019 Në ora: 23:19
Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi

Kohëve të fundit, kemi parë një përkrahje të vazhdueshme të Nexhat Dacit karshi presidentit Hashim Thaçi, në idetë e këtij të fundit për prekje kufijsh që do të përfshiheshin në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Kujtojmë se në verën e kaluar, presidenti Thaçi zhvilloi një takim në Brezovicë me Dacin, e ai vet e konfirmoi se kanë pasur një gjuhë të përbashkët me Nexhat Dacin, lidhur me proceset e bisedimeve Kosovë-Serbi dhe idesë së tij për “korrigjim” kufijsh.

Përkrahja e Dacit për presidentin Thaçi ka vazhduar edhe muajve në vijimin.

Image
Takimi Thaçi-Daci në Brezovicë

Mirëpo, siç ka rrëfyer Daci në një intervistë para disa vitesh, tregon se raportet mes tij dhe Thaçit kanë qenë të tensionuara.

Ai ka zbuluar se si Hashim Thaçi e kishte sharë madje me nënë.

“Unë jam rrit pa prindër dhe për herë të parë më është sha nana nga Hashim Thaçi, në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës”, kishte rrëfyer kohë më parë ish lideri i LDD-së, Nexhat Daci, shkruan “Bota sot”.

Presidenti Thaçi njihet si person që ua then mendjen të tjerëve karshi raporteve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat