Studenti po mundohej të bënte “selfie”, rrëzohet nga shkëmbi dhe vdes - Bota Sot
Studenti po mundohej të bënte “selfie”, rrëzohet nga shkëmbi dhe vdes

Lajme

Studenti po mundohej të bënte “selfie”, rrëzohet nga shkëmbi dhe vdes

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:18
Ilustrim

Një student indian ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga shkëmbi i famshëm “Moher” në Irlandë përderisa po mundohej ta fotografonte veten me telefon. Besohet se studenti ka qenë pjesë e Universitetit të Dublinit dhe e ka vizituar shkëmbin në cilësinë e turistit.

Roja bregdetare irlandeze u angazhua menjëherë për ta kërkuar trupin e viktimës pas marrjes së njoftimit për rrëzimin e tij. Në operacionin e kërkimit morën pjesë edhe shumë vullnetarë, përderisa vizitorët kurreshtarë i përcillnin ata nga pjesa e sipërme e shkëmbit.

Pjesë e kërkimit ishte edhe një helikopter i ekipeve të emergjencës, i cili u afrua pranë ujit dhe e nxori trupin e pajetë. Vdekjen e tij e konfirmoi ekipi mjekësor. “Nuk ka shenja se kjo ndodhi ka qenë diçka tjetër përpos një aksidenti tragjik. Bazuar në deklaratat e disa dëshmitarëve, viktima ka qenë duke e fotografuar veten kur i ka rrëshqitur këmba”, ka thënë një zëdhënës i rojës bregdetare.

Kjo nuk është hera e parë që dikush rrëzohet nga ky shkëmb i famshëm. Në vitin 2007, një djalosh hungarez ishte rrëzuar në të njëjtin vend përderisa po bënte fotografi. Vendi u rihap për vizitorët në vitin 2013 dhe vazhdimisht ka tërhequr shumë vizitorë. Autoritetet kanë lëshuar disa herë vërejtje për rrezikun e gurëve të paqëndrueshëm, shkruan “Daily Mail".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...