Kur UÇK-ja zuri rob tetë ushtarë serb

Lajme

Kur UÇK-ja zuri rob tetë ushtarë serb

Më: 6 janar 2019 Në ora: 09:12
Pamje nga videoja

Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zë rob tetë ushtarë serb të cilët më 13 janar zëvendësohen më nëntë ushtarë të UÇK-së.

Në një video të publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serb të cilën u zunë rob në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së.

Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal.

Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.

Sipas tij, ushtarëve serb të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.

Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat